Ariana Fejzullahu ka festuar 34 vjetorin e lindjes dhe urimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit.
Urimet që kanë rrëmbyer vëmendjen e festës janë ai i Ermalit dhe i babait të tij Sabri Fejzullahut.
Ermali ka vendosur që ta urojë bashkëshorten në mënyrë mjaft të thjeshtë por me shumë dashuri.
Krahas fotos së Arianës shkruan: ‘Gëzuar ditëlindjen dashuri’.
Një urim mjaft emocionues i ka bërë artisti dhe njëkohësisht vjehrrin më modern që na kanë zënë sytë në estradë.
“Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë ti lule e jona. Edhe 100 të tjera”, shkruan Sabriu.
Ariana ka ndarë pak momente nga atmosfera festive dhe duket se ky 34 vjetor e ka gjetur më të realizuar se kurrë në çdo aspekt.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arianafejzullahu/2575698151688424313/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/