Aktualitet

Një tjetër humbje për artin, ndahet nga jeta kompozitori shqiptar

Fahir Beqiri është një nga kompozitorët më të spikatur të vendit tonë.

Artisti ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook|.

‘Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!’, ka shkruar ai.

Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.

Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend.

Linku: https://www.facebook.com/yasllanaj/posts/10216654541110865

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/zerogjashtt/posts/315101376680567