Prej disa muajsh moderatorja e njohur Marina Vjollca është ambasadore e markës së njohur të stilistes Elisabetta Franchi. E lumtur që italiania kishte zgjedhur atë, në tetor të 2020 Marina ndau lajmin e bukur me të gjithë fansat në rrjetet sociale pak kohë më parë.
Së fundmi moderatorja me një postim në rrjete sociale ka zbuluar se stilistja e njohur do të vijë në Tiranë dhe kjo falë bashkëpunimit të tyre.
Për herë të parë, vjen ekskluzivisht në Tiranë Elisabetta Franchi si monobrand- shkruan moderatorja krahas njoftimit.
Po ashtu dhe partneri i saj Getoar Selimi ka publikuar lajmin e madh për të gjithë shqiptarët.
Dyshja ende nuk kanë dhënë detaje mbi organizimin e këtij bashkëpunimi madhështor.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPDXGx3DX2-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/marina_vjollca/