Ledjana dhe Mevlani mbrëmjen e djeshme në emision kanë dalë çift pas kaq kohësh. Pak orë më vonë një postim i Ledjanës në rrjete sociale ka hedhur poshtë gjithçka.
Ajo ka treguar se nuk është në një lidhje me Mevlanin dhe emisioni është xhiruar shumë kohë më parë.
Kujtojmë se produksioni ka pasur synim që ti nxjerrë çift me çdo kusht dyshen dhe me sa kuptuam gjatë trasmetimit ia kanë arritur qëllimit.
‘Së fundmi do shkruaj për Mevlin. Siç dhe ju e keni parë une dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë, por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë pasi e di që dhe ju e meritoni një shpjegim.Puntata që ju patë sot ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë sms nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerez që më quanin aktore apo edhe nga ata të tjerë që më mbështesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjatë gjithë këtij rrugëtimi kam patur një sjellje të tillë.
Di të them vetëm diçka, aktor ose të vërtetë në fund të ditës më tepër sesa ju që na mbështesni jemi ne të dy , unë dhe Mevlani ata te cilet lëndohemi dhe i përjetojmë gjërat më keq, e di që shumica nga ju dëshironi që ne të jemi bashkë ama realiteti është se ne jemi thjesht kalimtarë në jetën tuaj ,2 kalimtarë të cilët si bashkë si të ndarë një të nesërme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon.Do keni kaq shumë halle a probleme saqë sdo keni kohë as për të menduar më për mua dhe Mevlanin.
Po ne fund të ditës kush lëndohet? Unë dhe ai. Pra, arsyeja përse e shpjegova këtë është se si bashkë apo të ndarë asnjëri nga ne të 2 nuk ka aktruar, i kemi përjetuar ato emocione njësoj si ju dhe ndarjen e perjetojmë më keq se ju. Ne s’kemi qenë pjesë e një filmi ku të kishim ndonjë rol që duhej të putheshim në buzë apo duhej ti bënim surpriza njëri-tjetrit. Kemi qenë pjesë e një reality show ku kemi vepruar siç e kemi ndjerë dhe kaq. Gjithçka ka qenë dhe mbetet e vërtetë, por pjesa sesi ju i përjetoni gjërat, iluzionet që krijoni është në varësi të secilit prej jush”, shkruan Ledjana.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ledjanafitness/2577288487625337315/
https://www.instagram.com/mevlanshabaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledjanafitness/