Lifestyle

Reshje dhe ulje temperaturash, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër do të  dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, me të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore sipas MeteoAlb.

Edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime reshjet mbeten prezente deri pak pas mesditës. Moti kthjellohet fillimisht në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes moti i kthjellët do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë e mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Dita e nesërme pritet të startojë me diell në pjesën më të madhe të territorit.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=meteoalb%20moti

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/raindrops-on-umbrella-17739/