Ditën e sotme, është hedhur shorti për performancat e finalistëve të “Eurovision”.
Anxhela Peristeri ka njoftuar në rrjetet sociale se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.
Nata finale e ‘Eurovizion 2021’ do të hapet nga Qiproja me këngëtaren Elena Tsagrinou dhe më pas menjëherë do të jetë përfaqësuesja jonë.
Kujtojmë se Anxhela na përfaqëson me këngën ‘Karma’ e cila këndohet në shqip në skenën e madhe të Eurovisionit.
Performanca e saj e parë ngriti në këmbë skenën dhe pritshmëritë janë të larta që Anxhela të rrëmbejë çmimin e madh.
Linku: https://www.instagram.com/stories/anxhelaperisteriofficial_/2578301196746659106/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/