ShowBiz

Puthja e Anës fut në sherr Atdheun dhe Sarën, ja çfarë ndodhi mes tyre

Atdheu dhe Sara që pas daljes së tyre çift nga emisioni janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara.

Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Së fundmi dyshja kanë qenë të ftuar në rubrikën ‘Trotuar’ që prej kohësh është pjesë dhe Ana.

Kujtojmë se Ana dhe Atdheu në fillime të tyre patën një flirt të fortë dhe nuk munguan as puthjet mes tyre.

Rikujtimi i këtyre skenave në emision ka bërë që Ana të fusë në sherr çiftin.  Atdheu u shpreh se e ka shijuar puthjen me Anën për kohën kur ndodhi. Kaq ka mjaftuar dhe Sara është hedhur në ‘sulm’ në mes të studios.

Kujtojmë se pak ditë më parë deklarata e Atdheut la të kuptohej se mes tij dhe Sarës nuk ka ndonjë lidhje të mirqenë.

Megjithatë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë më tej me ta dhe si do të përfundojë ky flirt.

Linku: https://www.instagram.com/p/CPNrD_th6Vw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPNrD_th6Vw/