Aktualitet

U përfshi në aksident për shkak të gjendjes së dehur, gjykata merr vendimin për Aleksandër Gjokën

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka dje është përfshirë në një aksident dhe shkak sipas burimeve të policisë është bërë alkooli.

Aleksandri ka drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe si pasojë është përfshirë në aksident i cili i ka lënë disa dëmtime të vogla.

Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Ditën e sotme u vendos masa e sigurisë për këngëtarin, ku gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie.

Pas arrestimit, dolën edhe disa foto që ai i kishte bërë pak çaste para se të kapej nga policia, ku shfaqej me ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon duke konsumuar alkool.

Kujtojm se këngëtari i mirënjohur, ka shfaqur disa herë probleme me alkoolin.

Linku dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/aleksander.gjoka.754