Grupi italian Maneskin u shpallën fitues të Eurovisionit. Gjatë finales së madhe një video e tyre bëri xhiron e rrjetit ku njëri prej anëtarëve Damiano u përfol se mori drogë live nga skena.
Pas bujës ës madhe që bëri lajmi në të gjitha mediat grupi kanë reaguar me një deklaratë mohuese ku shkruajnë:
‘Ne jemi vërtet të tronditur për faktin që disa njerëz po thonë Damiano mori drogë. Ne jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikë dhe jemi aq të lumtur për fitoren tonë në Eurovision dhe duam të falënderojmë të gjithë që na mbështesin. Rock’ n Roll nuk vdes kurrë. Ne ju duam’.