ShowBiz

Çfarë fshihet pas formave perfekte të nënave të showbizit, Klea Huta jep sqarimin befasues

Klea Huta së fundmi ka qenë e ftuar në Wake-Up.  Ajo ka treguar detajet e fundit nga stili i saj i jetës tashmë si një nënë e një djali që dita ditës po rritet.

Moderatorja dhe një pjesë e nënave të reja të showbizit kanë befasuar të gjithë ndjekësit me rikuperimin e formave të tyre pak ditë pas lindjes.

Klea përballë kësaj bisede është shprehur se pas 40 ditësh është kthyer në formë. Moderatorja u shpreh se ka humbur 16 kg.

Të gjithë këto deklarata janë të pabesueshme për ndjekësit dhe të gjithë aludojnë se pas kësaj fshihet ndonjë teknikë jo natyrale.

Klea thotë se një pjesë kanë të drejtë pasi na shikojnë të kuruar por duhet të marrin anën positive dhe ta shikojn si një mundësi dhe për veten se si mund t’ia dalin.

Ajo ka ndarë disa detaje nga projekti i fundit i Ermal Mamaqit. Klean do ta shikojmë në rolin e regjisores dhe me sa kuptuam do të ketë rolin kryesor përkrah Mamqit ku dyshja do të vijnë si të dashuruar në serial.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=9qXW5D4lxsQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kleahuta/