ShowBiz

Albani nuk i din të gjitha, Bieta Sulo zbulon raportin e vërtetë me vajzën e partnerit

Moderatorja Bieta Sulo e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, ka folur për raportin e saj me vajzën e Alban Dudushit, ku ka treguar se të dyja janë shoqe shumë të mira.

Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë? – e pyet njëri prej gazetarëve të vegjël Bietën.

Bieta tregoi se ka raporte shumë të mira, madje së bashku mbajnë edhe sekrete, i bën edhe kritika.

‘E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë’-tha ajo duke qeshur.

Ndër të tjera Bieta ka treguar se jo gjithçka ka qenë siç paraqitet në rrjete sociale por ka pasur dhe momente të vështira që moderatorja nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=E0iUbYVNJ9g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bietasulo/