Sipas biografes Angela Levin, Harry-n e ka mbytur shqetësimi se mund të humbasë Meghanin ashtu siç humbi dhe të ëmën, princeshën Diana.
Mendimet e të shoqes për vetëvrasje rizgjuan tek ai një traumë të tjetër, shprehet Levin e cila thotë se Harry nuk dëshiron kurrsesi që ato ngjarje të tmerrshme të përsëriten dhe do të luftojë për ta parandaluar një gjë të tillë.
Ish aktorja pretendon se pati probleme të mëdha me përshtatjen në familjen mbretërore pas martesës me Harry. Kaq të mëdha, sa të mbërrinte deri në mendime për vetëvrasje, por që jo të gjithë binden nga varianti i saj. Bashkëshorti megjithatë duket mjaft i shqetësuar dhe i gatshëm ta mbrojë deri në fund.
Harry është i gatshëm që të braktisë titujt e pallatit mbretëror për të shmangur një tragjedi në familje.
Linku: https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/overwhelmed-prince-harry-constantly-worried-24176962
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/