ShowBiz

Eva Murati prezanton të motrën dhe askush nuk po iu beson syve

Eva është një nga moderatoret më të njohura të ekranit tonë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale megjithatë detajet familjare gjithmonë i ka mbajtur private.

Së fundmi Eva ka dhënë një intervistë për ‘Living’ ku na ka zbuluar kopjen e saj më të mirë. Bëhet fjalë për të motrën Doris e cila ka preferuar të jetë jashtë botës së televizionit dhe të ndjekë studimet për mjeksi.

‘Ajo angazhohet shpeshherë në projek në rrjete sociale, si blogere me reklama të ndryshme, por nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për televizion. Dorisi po vazhdon e sigurt rrugën që prindërit kishin dëshiruar për mua, të bëhesha mjeke, si babi.

Pavarësisht nga notat e mira në gjimnaz, e ndjeva që ky profesion me të cilin isha rritur që në fëmijëri si profesioni më i mirë dhe më i nderuar, nuk ishte e ardhmja ime. Çdo njeri e ndjen thirrjen e vet në jetë dhe mjekësia nuk ishte imja!’-shprehet Eva.

Linku dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/evamurati/