Lifestyle

‘Hëna e Përgjakur’ sonte dhuron spektakël në qiell të hapur, ja çfarë duhet të dimë

Mbrëmjen e sotme ndodh eklipsi i parë hënor prej dy vjetësh dhe do të jetë një “Hënë e Përgjakur”, siç e quajnë ndryshe hënën e plotë të majit e cila nga disa vende të caktuara do të duket e kuqerremtë.

Faza totale e eklipsit, kur hëna është e mbuluar me hijen e kuqe të gjakut të Tokës zgjat 14 minuta 30 sekonda.

Ky fenomen është i njohur gjithashtu si hëna e gjakut, për shkak të ngjyrës si në të kuqërremtë. Ky është eklipsi i parë i Hënës që ndodh në më shumë se dy vjet. Hera e fundit ishte në 21 Janar 2019.

Një pjesë e astrologëve këtë moment e konsiderojnë jo shumë fatsjellës dhe madje shprehen se duhet të qëndrojmë larg sjelljeve fanatike dhe të ekzagjeruara, mos bëjmë premtime që nuk mund t’i përmbushni. Nuk duhet të debatojmë me askënd në lidhje me fenë, besimin dhe sportet gjatë kësaj periudhe dhe të jemi sa më tolerant ndaj personit tjetër. Po kështu duhet të bëjmë kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Linku: https://www.dw.com/en/total-lunar-eclipse-how-to-watch-the-super-blood-moon/a-57665159

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/K8IIPF2KY4Q