ShowBiz

Lei Kraja bën lëvizjen e bujshme, ja ku do ta shikojmë moderatoren së shpejti

Lei Kraja është një nga moderatoret më të spikatura të mediave rozë, së fundmi i gjithë rrjeti po zhurmon për lëvizjen e saj të re në karrierë.

Prezantuesja ka vendosur të largohet nga “Supersport” për të nisur një rrugëtim të ri.

Burime pranë “Revista Who” kanë zbuluar se Lei ka vendosur që të bëhet pjesë e një televizioni të ri.

Thuhet se tani e tutje Lein do e shohim në “Euronews”. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj më tepër mbi punën që do të bëjë moderatorja në ekranin e ri dhe pse ka vendosur ta lërë përfundimisht “Supersportin”.

Kujtojmë se pak kohë m parë moderatorja ishte e ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ ku u shpreh se mbase në të ardhmen mund të moderonte një emision argëtues dhe pse dashuria e parë mbetet sporti dhe Lei tha se nuk do të donte asnjëherë që tu largonte plotësisht.

Linuku dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/leikraja/