ShowBiz

E ulën poshtë si artist, Gjon’s Tears zbulon çfarë ndodhi mes tij dhe Alketa Vejsiut

Gjoni’s është këngëtari shqiptar që na bëri krenar me përformancën e tij në Eurovision. Ai u rëndit në vend të 3-të ku përfaqësoi Zvicrën.

Pas suksesit të tij i gjithë rrjeti ka zhurmuar duke kujtuar refuzimin që Alketa Vejsiu dhe Vera Graboca i bënë Gjonit në Shqipëri.

Së fundmi Gjoni ka qenë në në lidhje të drejtpërdrejtë në Wake-Up ku ka sqaruar të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Këngëtari tregoi refuzimin që i bëri Alketa dhe çfarë ndodhi më pas mes tyre.

‘Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe më tha hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoi, por s’ka problem’, tregoi Gjoni.

Gjoni ka treguar që nuk do t’ia dijë më për të shkuarën ai i ka synimet e qarta për të ecur përpara.

‘Më thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur. Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem. Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë Eurovision, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara’, -tha Gjoni.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Tk_RfN_BFo8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/gjon.s_tears/