ShowBiz

Këngëtarët shqiptarë bashkojnë forcat, sjellin projektin ‘Pikë në zemër’

Prej më shumë se një dekade Ingrid Gjoni merret me muzikë. Këngëtarja ka ditur gjithnjë si të jetë në modë dhe e pëlqyer me muzikën që bën, pavarësisht se trendet ndryshojnë shumë shpesh dhe mjaft këngëtarë të rinj kanë populluar tregun muzikor.

Sot këngëtarja ka sjellë bashkëpunimin e verës. Ingridi së bashku me Stine, Flori dhe Vis Shkodrani kanë lançuar projektin e fundit i cili titullohet ‘Pikë në zemër’.

Kënga i dedikohet një dashurie të vjetër e cila nuk ka mundësi për një rikthim të dytë.

Stine dhe Ingridi janë një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare që një pjesë janë rritur me këngët e tyre. Flori dhe Visi janë bashkuar tregut muzikor dhe janë mjaft premtues me talentin e tyre.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=tUEDECRyJuE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ingritgjoniii/