ShowBiz

Oriola Marashi nuk jep mundësi të dyta, modelja nxjerr zbuluar Eros Grezdën

Oriola Marashi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për shkak të jetës së saj personale.

Modelja ka qenë në një lidhje me futbollistin e njohur Eros Grezdën.

Pak kohë më parë burime pranë çiftit treguan se dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe si pasojë kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Burime pranë dyshes zbuluan se shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca ku secili i kanë dhënë prioritet karrierës.

Postimi i fundit i modeles lë të kuptojë se Eros ka tentuar ti japë një shans tjetër marrdhënies së tyre por kjo e fundit me sa po kuptojmë e paska dërguar në djall.

Shprehja e saj e konfirmon më së miri këtë aludim.

‘Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ‘ISH’ në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budallaqe, – shkruhet në postimin e saj të fundit modelja.

Linku: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oriolamarashi/