Mbrëmë ishte finalja e sezonit të 22-të të “Kënga Magjike”. Gjithcka u zhvillua ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë.
Ditën e sotme në “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare ishin të ftuar të gjithë finalistët e kompeticionit.
Fituesi i festivalit Alban Ramosaj është shprehur se është akoma në ëndërr dhe është një nga ëndrrat më të bukura që ka përjetuar deri më sot.
‘Ju betohem unë jam akoma në ëndërr dhe besoj pas një jave, dy javësh do zgjohem dhe atëhere do më “click” që po tani e ke arritur. Është ëndrra më e bukur që kam përjetuar deri më sot dhe faleminderit të gjithëve për këtë gjë.’- tha Albani.
‘Nga lloji i artistit që jam, muzikën dhe zhanrin që unë bëj, jam shumë koshient që nuk është në ujërat kryesore të dëgjuesve dhe e gjithë pritshmëria ime ishte të krijonim diçka që të më rilidhte në një sens pak më lart sesa jam dhe kryesorja ishte që vetëm të kënaqesha dhe të kënaqeshin të gjithë me mua.’
Alban Ramosaj konkurroi me këngën “Thikat e mia” e cila e bëri të rrëmbente mbrëmë çmimin e madh të “Kënga Magjike” të cilin këngëtari ia dedikoi të ëmës.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=s5ObLgox50w
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanramosaj/