1 Ajo nuk është siç ka qenë më parë.
Shpesh meshkujt justifikohen me faktn se partnerja e tyre ka ndryshuar dhe gjejnë ngushëllim diku tjetër.
2 Askush nuk e do një grua të bezdisshme.
Femrat shpesh janë kërkuese në familje dhe kjo me sa duket iu kthehet në një tmerr meshkujve dhe menjëherë shkojnë në krahët e tjetrës.
3 Ajo thjesht nuk më kupton.
Një nga justifikimet më të rëndomta të tradhtisë është se femra e tyre nuk arrin ti kuptojë.
4 Unë e dua emocionin e situatës.
Një pjesë e djemve tradhëtinë e shikojnë si sfidë emocionale dhe prandaj tundohen të luajnë me zjarrin.
5 Nuk e di motivin pse e bëj.
Ka dhe nga ato meshkuj që sipas tyre nuk kanë motiv për të tradhtuar por përsëri vazhdojnë.
6 Doja të përjetoja diçka ndryshe.
Monotonia është një nga fobitë e tyre më të mëdha dhe në vend që të eksperimentojnë me partneren e tyre preferojnë të justifikohen duke perjetuar diçka ndryshe me dike tjetër.
7 Ishte thjesht seks.
Meshkujt seksin dhe dashurinë e kanë të ndarë sipas interesit. Dhe pas tradhëtisë shprehen se ishte thjeshtë seks pa ndjenja.
8 Ajo thotë jo sonte i dashur.
Femrat jo gjithmonë janë aty 24 h për të kënaqur partnerin e tyre dhe këto të fundit e shikojnë si një hapsirë për tradhëti
9 Unë mashtroj sepse mundem.
Një pjesë e tyre e konsiderojnë normale tradhëtinë vetëm se janë meshkuj ku sipas tyre nëse ua bën partnerja është tmerr.
Linku: https://www.everydayhealth.com/emotional-health/9-excuses-youll-hear-from-cheating-men/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/light-dawn-man-couple-8070535