ShowBiz

Si ta mbani mirë me ishin dhe me bashkëshortin, Rudina Dembacaj zbulon sekretin

Rudina Dembacaj është një nga persoazhet më të komentuar në rrjete sociale. Ajo gjithmonë ka tërhequr vemendjen e ndjekësve dhe jo vetëm për shkak të marrëdhënjes së mirë që ruan si me ish bashkëshortin e saj Aleksandër Varfaj dhe me partnerin Mark Frrokun.

Të gjithë jemi mësuar që çiftet që ndahen ti shikojmë të përçarë që nuk duan t’ia dinë më për njëri- tjetrin, mirpo aktorja na ka treguar të kundërtën me rastin e saj.

Në një pyetje me ndjekësit ajo zbulon sekretin se si arrin të ketë një raport të mirë me babain e vajzës dhe me të gjithë të tjerët.

Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri vari lesht. Faleminderit!

Linku: https://www.instagram.com/stories/rudinadembacaj/2586298216724892417/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/