Lifestyle

Trendet më të fundit të flokëve që do ti eksperimentojnë të gjithë për verë 2021

Moti i ngrohtë ka nënkuptuar tradicionalisht flokë të lehtë, më të shkurtër, por këtë verë ka një klasë të re të tendencave të guximshme dhe emocionuese të flokëve. Ekspertët të cilët zbuluan 7 trendet e flokëve që do të shihni kudo këtë verë 2021.

1.Flokë të drejtë.

Flokët e drejtë të miksuar në disa ngjyra dhe të shoqëruar me aksesorë të këndshëm janë një nga trendet e verës.

2.Ondet e valëzuar.

Këtë verë ne do të shohim flokë të miksuar në dy ngjyra që thyejnë njëra tjetrën të shoqëruara me onde të çrregullta.

3.Flokët e shkurtër në stil çunash.

Flokët e shkurtër dhe ngjyrat e theksuara do të jenë në trend. Ngjyrat më in janë rozë platin ose blu bruz, midis disa nuancave më natyrore.

4.Flokë të shkurtër të çrregullt.

Një prerje katrore e butë mund të jetë hapi i parë për të qenë një vajzë të nxehtë në verë. Flokët e shkurtër janë jashtëzakonisht elegancë dhe kaq shumë njerëz të famshëm janë bashkuar me klubin e prerjeve të flokëve në muajt e fundit.

5.Flokë pothuajse të prerë zero.Ky është një stil i guximshëm që nuk aplikohet nga të gjithë por këtë verë njerëzit që ndihen të guximshëm do ti shikoni me një prerje të tillë.

6.Flokët të gjatë me onde nga fundi.

Këtë verë valët ose ondet duhet të duken sa më natyrale dhe mjetet që mund të përdorni sipas e kspertëve nuk duhet të kenë temperatura shumë të larta pasi krijojnë onde të pakëndshme.

7.Flokët kaçurrele mbeten një nga trendet e verës. Sipas ekspertëve të fushës personat që kanë një flok të tillë rekomandohen që ti mbajnë sa më të çrregullta në mënyrë që të jenë sa më In.

Linku: https://www.elle.com/beauty/hair/g35913840/summer-2021-hair-trends/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/grayscale-photo-of-woman-1399073/