ShowBiz

Vëllezërit Veshaj u lidhën për interes, blogerja e njohur bën deklarartën e fortë

Blogerja Erida Baxha së fundmi ka qenë e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’ ku ka ndarë opinionin e saj në lidhje me marrdhëniet dhe marerializimin e tyre.

Blogerja thekson se dikur kanë qenë femrat materialiste dhe tendenca sipas saj është zhvendosur tek meshkujt. Erida po ashtu ka guxuar të marrë një shembull të lidhjeve materialiste nga showbizi ynë.  Sipas saj një romancë të tillë kanë përjetuar vëllezërit Veshaj me Jonidën dhe Borën.

‘Me thënë të drejtën, unë mund të them se çfarë mendoj unë se nuk e di realisht se si lidhja e tyre funksionon. Unë mund të veçoj rastin e këngëtares dhe moderatores që unë i admiroj shumë si femra të forta, për shembull Bora Zemani me Jonida Maliqin.

Ato janë femra që kanë arritur vetë në karrierë, pa partnerin e tyre dhe ndërkohë i pash të lidhura vitin e kaluara me vëllezërit binjakë. Unë mendoj që ata profesionalisht janë poshtë këtyre femrave dhe këto kanë qenë më lartë.

Aq më tepër për realitetin shqiptar dhe të jesh partneri i një vajze që ka një fëmijë me dikë tjetër, për të thënë të vërtetën për meshkujt shqiptar nuk është zgjedhja e tyre e parë kjo gjë dhe mendoj që atyre mund tu ketë pëlqyer statusi i tyre i suksseshëm’.

Linku: https://www.instagram.com/ligjerisht.bjonde/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/abcnewsal/