Arbana Osmani së fundmi ka qenë një nga moderatoret më të komentuara në rrjet. Top Channel pak javë më parë njoftoi se do të fillonte spektakli i Big Brother por këtë vit do të vijë me një risi pasi konkurrentët do të jenë personazhe të njohur.
Pas këtij njoftimi të gjithë ishin kuriozë për të ditur se kush do ta moderojë spektaklin. Kujtojmë se moderatorja historike e edicioneve të para ka qenë Arbana Osmani.
Shumë emra u lakuan por drejtimi i është besuar Arbanës dhe një gjë të tillë sapo na e konfirmoi indirekt në rrjete sociale vetë Arbana. Moderatorja ka finalizuar dje projektin ‘Dua të bëj të lumtur’ dhe në një kuic me ndjekësit ka shkruar: Gjejeni çfarë vjen pas kësaj. Shumica kanë thënë Big Brother Vip në përgjigjiet e tyre.
‘A mund ta besoni që kam me miliona mesazhe me të njëjtën përgjigje, ‘-ka shkruar Arbana. Kujtojmë se pak ditë më parë moderatorja tha se do të tregojë kur ti vijë koha nëse ajo do të jet përsëri moderatorja dhe më konfirmim se kaq nuk mund të merrnim. Programi pritet të startojë në muaj tetor dhe përgatitjet kanë filluar që tani.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arbanao/2589646401772446174/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/