Argjira Spanca dhe Graciano Tagani pak kohë më parë pranuan se janë në një lidhje dashuri. Së fundmi dyshja kanë qenë të ftuar në emisioni e Aulona Mustës ku kanë ndarë detajet e lidhjes së tyre. Dyshja i kanë rrëfyer të gjitha që nga momenti i njohjes deri tek planet për martesë.
Blogerja u shpreh se me Gracianon kishte shoqëri para se të vinte në Tiranë. Ardhja e saj ka bërë që marrdhënia e tyre të shkojë në një tjetër nivel.
‘Kur unë erdha në Tiranë filluam që të flisnim, sepse unë Gracianon e njihja që më herët. Unë dhe Graciano kemi qenë shok shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha unë në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se sa dy miq. Në fillim para se të vija në Tiranë nuk më ngacmonte asnjëherë dhe kur filloi të më ngacmonte nuk e merrja seriozisht’, u shpreh Argjira.
Graciano me sa kuptojmë i paska pasur gjërat e qarta që në fillim ku gjatë intervistës shprehet:
‘Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e mia derisa erdhi këtu ku erdhi’, tha Graciano.
Për sa i përket planeve për një tjetër hap në jetën e tyre dyshja thonë:
‘Ne nuk kemi ndonjë fis të madh të bëjmë dasmë të madhe. Gjira nuk i ka qejf këto gjëra dhe shyqyr se më ka kursyer ca lekë me këtë rast. Jemi shumë rehat, nëse do vij do vij natyrshëm dhe më shumë për të mbledhur miqtë’, u shpreh Graciano.
Lidhja e tyre shumë shpejt do të jetë drejtë hapit të madh dhe pak rëndësi ka nëse do të kemi një dasmë të madhe apo jo.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aulonamusta/