Lifestyle

Gabimet që duhen shmangur gjatë arredimit të një shtëpie të vogël

1 Mobilje shumë të mëdha.

Mobiljet e mëdha në një hapsirë të vogël janë zgjedhja më katastrofë që mund të bëni. Mobiljet e mëdha jo vetëm që do t’iu bllokojnë të gjithë hapsirën por shtëpia juaj ka gjasa të duket akoma më e vogël.

2 Shtyrja e të gjitha orendive prapa murit.

Një teknikë të tillë e aplikojnë një pjesë e madhe prej nesh. Sipas ekspertëve të aredimit kjo metodë nuk duhet të përdoret.

3 Përdorimi i dekoreve të mëdha

Dekoret e mëdha të vendosura në mure në tryezë në ballkon bllokojnë sipërfaqe të mëdha dhe si pasojë krijojnë një lëmsh në të gjithë ambjentin tuaj.

4 Lënia e hapësirave boshe në kuzhinë.

Në ambjente me sipërfaqe të vogla ajo që duhet të kemi më shumë kujdes është kuzhina pasi duhet ti sistemojmë të gjitha brënda një hapsire të vogël. Lënja e hapsirave boshe nuk këshillohet pasi lë vend për më shumë rrëmujë.

5 Pikturimi i çdo muri në të bardhë.

Është e nevojshme që të ketë larmishmëri ngjyrash ose të paktën mos të dominojë në çdo cep e njejta ngjyrë. Kjo të shkakton ndjesinë e monotonisë.

6 Mos përdorni të njëjtin dizajn në të gjitha hapsirat.

Që shtëpia jonë të duket sa më këndshëm duhet të guxojmë brenda mundësive që na paraqet hapsira. Dizajnet na japin mundësi të guxojmë. Ne mund të përdorim dekore me dizajne të ndryshme dhe kalimi nga njëra dhomë në tjetrën të lë një shije të këndshme.

Linku: https://www.realsimple.com/home-organizing/decorating/tips-techniques/small-space-design-mistakes

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/cozy-sofa-with-pillows-placed-in-spacious-modern-lounge-6782424/