ShowBiz

Në një lidhje dashurie, këngëtarja e njohur shqiptare e konfirmon hapur

Mariza Ikonomi është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Talenti dhe zëri i saj unik kanë bërë që këngëtarja të spikatë në çdo dalje.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Dola te Ola’ ku ka ndarë detajet më të fundit nga jeta private dhe jo vetëm.

E ngacmuar për jetën private këngëtarja ka pranuar se ka një mashkull në jetën e saj dhe ndihet e plotësuar. Moderatorja e pyetii nëse është artist mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën por kjo e fundit ia ka kthyer në shaka se është dashurist.

Ndër të tjera Mariza foli mbi fëmijërinë e saj dhe shpreh mirënjohjen për prindërit që i kanë dhuruar një fëmijëri të mbushur me momente të lumtura.

Ajo ka marrë një surprizë nga e motra, nipi dhe mbesa në një lidhje direkte dhe pas fjalëve të ëmbla nuk kanë munguar as lotët.

Linku: https://youtu.be/nNkeoyIOit0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ikonomimariza/