ShowBiz

Pas shumë vitesh së bashku, Alban Skënderaj zbulon ‘vesin’ që Miriami nuk ia hoqi dot

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të spikatur të vendit tonë. Ai shpesh është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të jetës së tij personale dhe profesionale.

Së fundmi Albani ka qenë i ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku ka ndarë disa detaje të reja nga jeta e tij.

Përballë panelit të gazetarëve të vegjël këngëtari ka vendosur të zbulojë vesin që pas kaq vitesh martesë Miriami nuk ia hoqi dot.

‘Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë’, u shpreh Albani.

Ndër të tjera Albani ka folur dhe për punën e tij të parë. Kur ka qenë fëmijë ai ka pasur dëshirë të kontribojë në familje dhe si pasojë ka vendosur që të shesë çokollata.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=M_2fO2sz9C0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanskenderaj/