ShowBiz

Harry dhe Meghan zhgënjejnë me deklaratën, ja çfarë fshihet pas emrit të vajzës

Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë pak ditë më parë. Meghan ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i dukës dhe dukeshës.

Meghan dhe Harry i kanë vendosur vajzës emrin Lilibet, në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe emrin e dytë Diana në kujtim të mamasë së Harry-t.

Princi Harry, Meghan Markle nuk i kërkoi asnjë Mbretëreshës të përdorte emrin Lilibet, pretendojnë burime pranë ‘Pallatit Mbretëror’.

Princi Harry dhe Meghan Markle pas kësaj deklarate janë kthyer në epiqendrën e thashethemeve të familjes së tyre.

Korrespondenti mbretëror i BBC Jonny Dymond raportoi në programin kryesor se Mbreteresha nuk u pyet kurrë vendosjen e emrit të mbesës së saj.

“Burimi i Pallatit i thotë BBC se Mbretëresha nuk u pyet nga Meghan dhe Harry mbi përdorimin e pseudonimit të saj të fëmijërisë; raportet sugjeronin që Harry kishte kërkuar leje nga Mbretëresha për ta quajtur të porsalindurin ‘Lilibet’; por burimi i Pallatit thotë se Mbretëresha nuk u pyet asnjëherë ’,” shkroi Dymond në Twitter.

Familja e madhe mbretërore për shkak të deklaratave të tyre kanë qenë në qëndër të vëmendjes së mediave. Adhuruesit e familjes janë bërë lëmsh dhe nuk dinë çfarë të besojnë pas gjithë këtyre deklaratave kontradiktore.

Linku: https://pagesix.com/2021/06/09/prince-harry-meghan-didnt-ask-queen-to-use-lilibet-name-palace-source-claims/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/