Përdorni gjithmonë krem mbrojtës.
Kremrave diellorë u caktohet një numër i faktorit mbrojtës nga dielli (SPF) që vlerëson efektivitetin e tyre në bllokimin e rrezeve ultraviolet (UV). Numrat më të lartë tregojnë më shumë mbrojtje. Ju duhet të përdorni një krem dielli me spektër të gjerë me të paktën SPF 15, madje edhe në ditë të freskëta ose pak me re.
Shmangni pikun e diellit.
Mundohuni të mos planifikoni aktivitete në natyrë midis orës 10 dhe 4 pasdite.
Qëndroni sa më shumë në hije.
Ju mund të zvogëloni rrezikun e dëmtimit të lëkurës dhe kancerit të lëkurës duke kërkuar hije nën një ombrellë, pemë ose një strehë tjetër. Edhe kur jeni në hije, sigurohuni që të mbroni lëkurën tuaj duke përdorur krem mbrojtës ose duke veshur rroba mbrojtëse.
Mendoni për veshjen tuaj.
Këmisha me mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe funde mund t’ju mbrojnë nga rrezet UV.
Vendosni një kapele.
Për sa më shumë mbrojtje, vendosni një kapelë me një bazë rreth e rrotull që tiu bëjë hije në fytyrë, veshë dhe pjesën e pasme të qafës.
Syzet e diellit nuk duhet ti ndani nga vetja.
Syzet e diellit mbrojnë sytë tuaj nga rrezet UV dhe zvogëlojnë rrezikun e kataraktit. Ata gjithashtu mbrojnë lëkurën e butë rreth syve tuaj nga ekspozimi në diell.
Linku: https://ukhealthcare.uky.edu/wellness-community/blog/6-simple-ways-protect-your-skin-sun
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/PfK35Iw1JAo