Lifestyle

Në mëngjes apo mbrëmje, ja kurë duhet të pini qumësht sipas studiuesve

Që nga fëmijëria, të gjithë ne jemi rritur duke dëgjuar përfitimet e pirjes së qumështit çdo ditë, aq sa për shumicën prej nesh pirja e qumështit ka qenë si një ritual.

Interesante janë përfitimet e tij, por kurë është koha më e mirë për të pirë qumësht në mënyrë që të kemi përfitimet maksimale është ende një pyetje e madhe për shumicën prej nesh!

Disa ekspertë sugjerojnë që të filloni ditën me një gotë plot me qumësht për t’i dhënë trupit tuaj një nxitje të shëndetshme të energjisë dhe ushqimit, ndërsa të tjerët sugjerojnë që pirja e qumështit gjatë natës lëshon një përbërje të quajtur Tryptophan, e cila ndihmon në nxitjen e gjumit dhe gjithashtu besohet për të shëruar dhe relaksuar sistemin tuaj nervor.

Sipas studiuesit Ayurveda, koha më e mirë për të pirë qumësht është në mbrëmje, kjo sepse qumështi është i rëndë për t’u tretur dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndihmon në rinovimin e trupit tuaj, ndërsa jeni duke pushuar. Besohet se pirja e qumështit në mëngjes mund të shkaktojë rëndim, ndërsa pirja e tij në mbrëmje ndihmon në nxitjen e gjumit dhe relaksimin e nervave.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/life-style/food-news/whats-the-best-time-to-drink-milk/photostory/83402044.cms?picid=83405350

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/food-healthy-wood-dawn-5379551/