ShowBiz

Nuk i shikojmë më bashkë, Ingrit Gjoni flet për miqësinë me Çiljetën

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta prej një jete janë mikesha mjaft të mira. Gjithmonë kur ekzistojnë miqësi të tilla ka aludime se raporti i tyre mund të pësojë një krisje rrugës.

Ingriti ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën ‘Në fermë’ dhe  aktorja Mariana Kondi e ka pyetur mbi thashethemet që qarkullojnë herë pas herë se miqësia mes vajzave ka marrë fund, pasi nuk i shohin bashkë në rrjete sociale.

Këngëtarja u shpreh se me Çiljetën miqësia vazhdonn me po të njëjtin ritëm, madje ata kanë miqësuar dhe fëmijët e tyre me njëri-tjetrin ku kalojnë shpesh pasdite të gjithë së bashku.

‘Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Rezultoi shoqe shumë e mirë për 20 vjet, prandaj e mbaj akoma me fanatizëm shoqërinë. Çiljeta është si shpirt dhe bëhemi bashkë për të nxjerr kalamajtë’, u shpreh Ingriti.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=MvcJCdFU0AQ&t=1357s

Burimi i fotos: https://www.google.com/search