Lifestyle

Studiuesit i japin fund dilemës, ja në çfarë moshe fëmijët fillojnë të krijojnë kujtime

Një studim i ri sugjeron se mesatarisht ngjarjet më të hershme që mund të kujtojnë njerëzit tregojnë se i përkasin moshës 2 vjeç e gjysmë.

‘Kur ndodh kujtesa e hershme e dikujt, ajo është më shumë si një shënjestër e lëvizshme sesa si një kujtesë e vetme statike’- shpjegojnë ekspertët.

Sipas tyre njerëzit mbajnë mend shumë duke nisur nga mosha 2 vjeç e gjysmë. Kjo ndodh për dy arsye. Së pari, është shumë e lehtë t’i nxitësh njerëzit të mbajnë mend kujtimet e mëparshme thjesht duke i pyetur se cila është kujtesa e tyre më e hershme.

Pastaj ata fillojnë të kujtojnë kujtime edhe më të hershme. Së dyti, ne kemi dokumentuar se kujtimet e hershme janë vazhdimisht të gabuara. Ne zbulojmë vazhdimisht se njerëzit mendojnë se ishin më të mëdhenj në moshë nga sa ishin në të vërtetë në kujtimet e tyre të hershme.

Sipas studimeve fëmijët e zhvendosin kujtesën e tyre më të hershme përpara një viti, në moshën 3 vjeç e gjysmë. Por ne zbuluam se kjo nuk ndodh kur fëmija apo i rrituri po kujton ngjarje nga mosha 4 vjeç e lart”- shtojnë ekspertët.

Linku: https://www.usnews.com/education

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/