Angelina Jolie duket se është rikthyer tek ish burri Jonny Lee Miller. Ajo është parë teksa ka vizituar ishin e saj në apartamenti e tij në Brooklyn.
Aktorja shkoi në ndërtesën e ish-burrit të saj në Dumbo të premten në mbrëmje duke mbajtur vetëm çantën e saj Louis Vuitton dhe një shishe të kushtueshme me verë Peter Michael.
Jolie, e veshur me një pallto të gjatë dhe me një maskë në fytyre, ka kaluar disa orë të tëra nën shoqërinë e tij.
Burime pranë saj bëjnë me dije se Jolie u largua pas më shumë se 3 orësh nga takimi me ishin.
Miller dhe Jolie kanë mbi dy dekada histori së bashku. Ata u lidhën së bashku në filmin e vitit 1995 “Hackers”, të dy u dashuruan shpejt dhe u martuan në Mars 1996. Dasma e tyre e shpejtë u bë tituj pasi u zbulua se Jolie, vetëm 20 vjeç në atë kohë, përdorte gjakun e saj për të shkruar emrin e aktorit britanik në pjesën e pasme të një këmishë të bardhë.
Martesa nuk zgjati shumë dhe çifti u nda në shtator 1997 pasi oraret e tyre të zënë Hollywood i detyruan të jetonin me një oqean mes tyre. Ata zyrtarisht paraqitën kërkesë për divorc në fillim të vitit 1999.
Në një intervistë të vitit 2004 me revistën B, Jolie thuhet se tha se divorci nga Miller “ishte ndoshta gjëja më memece që kam bërë ndonjëherë”.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angelinajolie_offiicial/