ShowBiz

Stresi feston ditëlindjen, e ëma emocionon me urimin në distancë

Ditëlindja Stresin e ka gjetur në Londër. Ai sot feston 34 vjetorin e lindjes dhe urimet e veçanta nuk kishin si të mungonin.

Në mes urimeve të shumta nga miq dhe të afërm urimi i të ëmës ishte një nga më specialët.

‘15 qershori është dita që ti linde, e që atëherë je bërë arsyeja ime për të jetuar. Shpresa ime krenaria ime, gjithçka e imja Kedi. Ti linde në moment të vështirë, qave shumë si për ti thënë botës, ja ku jam.

Shpesh herë më del gjumi natën e kur nuk të shikoj në krevat më kap ankthi nga frika se si mund të jesh.

E di që dashuria ime për ty nuk do të thotë të sakrifikosh por të dua fort.

Lumturia ime gjithmonë dhe dhimbja ime ndonjëher. Ti e ke kuptuar tashmë se jeta të vë përpara sfidash dhe ti vazhdo të jesh po i njejti gjithmonë. Buzëqeshja jote fshin të gjitha lotët e dhimbjes.’

Linku: https://www.instagram.com/stories/stresi/2596247490948842824/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQHjtfEgmI1/