ShowBiz

Avancon ritmi i lidhjes, Angelina Jolie prezanton të birin me ish bashkëshortin

Trendit për tu rikthyer tek ishat përveç Jennifer dhe Ben po e ndjek dhe Angelina Jolie.

Ajo prej ditësh flitet se është rikthyer romancës me ish partnerin Jonny Lee Miller.

Dyshja dhe pse kanë refuzuar të japin një konfirmim zyrtar janë kapur nën shoqërinë e njëri tjetrit shpesh nga paparacët.

Pas ribashkimit të tyre ata kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.

Aktorja ka vendosur ta prezantojë Jonny Lee Miller me djalin e saj 17 vjeçar Pax, që e ka me ish-burrin Brad Pitt.

Aktorja Maleficent, 46, thuhet se u takua me Miller, 48, në apartamentin e tij në Brooklyn për herë të dytë brenda një jave të martën, 15 qershor. Vetëm këtë herë, ajo solli së bashku një nga djemtë e saj të mëdhenj, Pax Thien Jolie-Pitt, për të takuar Miller gjatë vizitës së tyre. Sipas fotove të botuara nga Daily Mail, Jolie dhe djali i saj u panë duke hyrë në ndërtesë në lagjen Dumbo të Brooklyn, ku kaluan disa orë të mira së bashku.

Nga kjo lëvizje kuptojmë se niveli i takimeve është rritur mes dyshes dhe mardhënja shumë shpejt mund të shkojë drejt një hapi më të madh.

Linku: https://journal-beat.com/angelina-jolies-ex-husband-jonny-lee-miller-meets-brad-pitts-son-pax/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPQmVtMnrvD/