Mbrëmë është trasmetuar takimi i Ilirit dhe Gilbertës në “Për’puthen +40”.
Raporti mes dyshes që nga fillimi kanë ardhur duke u bërë sa më i afërt.
Në puntatën e fundit pas kaq muajsh kemi çftin e parë të formuar në Përputhen +40.
Gjatë takimit, Iliri e kapi në befasi Gilbertën duke i dhuruar një puthje të papritur në buzë.
Iliri u shpreh se mezi po e priste këtë moment dhe se ja kishte ndjerë shumë mungesën Gilbertës gjatë kohës që nuk dilnin bashkë.
‘Duke njohur tipin e Gilbertës, pas largimit nga Gilberta po bëhesha pak i vrazhdë, nisa duhanin, shtova ne peshë dhe më pas rrezatova se vura re se diçka po ndihej në ajër se po ndryshonte’, tha Iliri. Në fund ata të dy u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin dhe së shpejti pritet të dalin jashtë së bashku.
Linku: https://ingramer.com/downloader/instagram/video/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/