ShowBiz

Po të jetë burrë tregon bisedat, luhatja e Çimit fut në sherr Linditën dhe Stelën

Debatet në Përputhen +40 nuk kanë të ndalur në çdo emision. Së fundmi Çimi me luhatjet e tij ka vënë në pozitë Linditën dhe Stelën.

Gjatë emisionit Lindita është ngritur nga karrigia për t’i dhënë një përqafim Çimit, i cili duket se po tërhiqet më shumë nga Stela.

Stela u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e tij dhe tha se po të jetë burrë, do të tregojë ndjenjat e tij të vërteta dhe atë që ka thënë për Linditën.

Ndjen për mua por nuk do ta pranosh- u shpreh Lindita.

Shoh si rrezik Çimin dhe kam bërë mirë që kam mbajtur distancën. Mbaj mend Arjanin që tha ke frikë se humbet. Ka raste në jetë që kjo humbje qenka frytdhënëse. Nuk e mendoja që do reagonte kështu. Po të jetë burrë, do të tregojë atë që ka ndjerë për mua dhe që ka folur për Linditën. Unë kjo jam – u shpreh Stela.

Linku: https://ingramer.com/downloader/instagram/video/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/