ShowBiz

Elita Rudi përfundon në spital, ja si është gjendja e saj shëndetësore

Elita Rudi është një nga moderatoret më të komentuara në mediat rozë për shkak të jetës së saj personale.

Në rrjete sociale moderatoren jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të kuruar. Si të gjithë ne dhe Elita ka momentet e saj delikate dhe këtë herë moderatorja ka pasur probleme me shëndetin.

Vetë moderatorja ka zbuluar se prej ditësh ka pasur probleme shëndetësore të cilat me sa kuptojmë kanë kaluar dhe ajo është rikuperuar.  Elita ka falenderuar stafin e mjekëve që është kujdesur për të në këto momente të vështira.

Pas këtyre momenteve delikate moderatorja nuk ka nguruar që të japë një këshillë për miqtë e saj virtual.

‘Mos harroni të kujdeseni për veten, shëndeti mbi të gjitha!’.

Kujtojmë se Elita, që nga momenti që është bërë nënë për herë të parë me Zërin,  e deri me ardhjen në jetë të së bijës Bota nuk është angazhuar në asnjë projekt mediatik.

 

Linku:https://www.instagram.com/stories/elita.rudi/2601666365765253238/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elita.rudi/