Përplasjet mes artistave duket se vijojnë përsërë dhe këtë herë ka qenë Fero ai që është paraqitur para gjykatës për shkak të një sherri që ka bërë kohë më parë me Mehmet Elshani, Avdullah Islami dhe Lorent Bajrami.
Kujtojmë se Elshani u përfshi në një sherr me Lorent Bajramin, ndaj të cilit ushtroi dhunë fizike ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.
Seanca është shtyrë për në 8 shtator pasi Elshani nuk është paraqitur. Konkretisht, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero ka mbajtur në pronësi një ‘Elektroshok’ me bateri të firmës TË-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla, sipas burimeve policore.
Fero akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në 7.500 Euro ose me burgim deri në pesë vjet.
Linku&Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ferofera/