ShowBiz

‘Matchy-matchy’, Eliona Pitarka ndan pozën më të bukur me të bijën

Aktorja Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë para 3 muajsh.

Eliona pavarësisht angazhimeve ka mbajtur të informuara ndjekësit me momentet më të bukura nga rritja e Galës.

Pitarka pak pas lindjes zbuloi ndjesitë e para të mëmësisë.

‘Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë. Ishte përtej çdo ndjesie që kemi provuar deri më sot. Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.”

Gala po kthehet në një nga shoqet më të mira të mamit. Të dyja së bashku i bëjnë shoqëri njëra-tjetrës kudo. Së fundmi Pitarka ka ndarë një moment të veçantë me të bijën. Ata janë veshur njëlloj dhe padiskutim kjo ishte një nga poza më e bukur që kemi parë në ‘albumin virtual’ të aktores.

Krahas saj aktorja shkruan: ‘Më në fund kam një shoqe të besuar që mund të bëj thashetheme.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQduLcBBtCU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elionapitarka/