Lifestyle

Befason studimi, kjo është mosha ideale që një martesë të mos dështojë

Sa më të vjetër që të martoheni, aq më të vogla do të jenë shanset për t’u ndarë, thuhet sipas një studimi.

Një analizë nga Nicholas Wolfinger nëse jeni martuar në fillim të 20-ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet së bashku me moshën tuaj.

Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20-ave, por diku në të 30-at e hershme ai fillon të bjerë.

Siç edhe tha Wolfinger: “Ata të cilët martohen në të 20-at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen sesa ata të cilët martohet në të 30-at e tyre.”

Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.

Në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19 duket më pak i mirë kur je 30.

Është e rëndësishme ta dini që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30-ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.

Wolfinger pohon në studimin e tij se njerëzit të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20-at e tyre.

Linku: https://seattlebridemag.com/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/rings/