ShowBiz

‘Doja ta lija por nuk ia dilja dot’, gazetari shqiptar rrëfen momentet e vështira të drogimit

Adi Pojana prej kohësh është kthyer në një nga personazhet mediatike më të komentuar.

Por përveç asaj që jemi mësuar të shikojmë si perfekte në ekran jeta e tij ka qenë një tmerr sfidash dhe vesesh,

Së fundmi në një intervistë ndryshe Adi ka folur për varësinë nga droga që ka pasur dikur dhe që fatmirësisht sot ia ka arritur që ta mposhtë këtë ves shkatërrues.

‘Të hidhesh përpjetë sa të duash dikush që e ka provuar nuk ka shanc që të mos ngelet viktimë e abuzimeve me drogën. Lufta më e madhe është vetëm tek fillimi pa shkuar fëmija tek abuzimi me drogën. Do ta lësh por nuk e lë. Nuk ke shanse të mendosh për shpresë. Mua më janë bërë rreth 6 shtrime klinike dhe unë përsëri kam dalë. Miqt e mi kanë tentuar të më izolonin në shtëpi por unë tentoja të dilja nga dritarja. Mënyra më e mirë është një izolim total sepse pasi kalon dhembjet fizike do të bësh drogë prap.’

Rasti i tij është kthyer në mesazh frymëzimi për të gjithë të rinjt që nuk dinë nga t’ia fillojnë për të hequr dorë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQlug-OFE5W/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adipojana/