ShowBiz

Sara mbyll etapën e Atdheut me një deklaratë të papritur

Sara dhe Atdheu janë një nga dyshet më të komentuara në rrjet që pas daljes çift nga emisioni.

Së fundmi Sara ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, Sara e konsideroi lidhjen me Atdheun si “etapë të mbyllur”.  Ajo tha se ata nuk kanë bërë lojë me njëri-tjetrin, por thjesht u ndanë për mospërputhje karakteri.

“Nuk jemi bashkë. Nuk ka qenë lojë në asnjë moment, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja, na iku gjithë mundi kot. Nëse do e gjeja në tradhti, do vazhdoja jetën time. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, tha Sara.

Sara shprehet se pasi takoi Gelianin sikur janë rizgjuar ndjenjat për të. Ndër të tjera Sara thotë se i pëlqen shoqëria me meshkujt sepse i duken më të pastër.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jJhVL6S9asA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamsaramalaj/