Rina Balaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ka ndarë disa detaje nga jeta e saj.
Ajo ka folur për lidhjen e saj me Sin Boy ku shpreht se ndihen mjaft të lumtur së bashku.
‘Lidhja është gjëja më e mirë që më ka ndodhur si në jetën personale dhe atë profesionale’-shprehet Rina.
Në pyetjen se a do të martohet me Sin Boy dhe a ka në plan të bëj fëmijë ajo u përgjigj se jeta është e gjatë dhe nuk i dihet.
‘Më herët thash që jeta është shumë e gjatë dhe nuk i dihet jetës por për momentin jemi shumë mirë’ përfundoi ajo.
Ajo shprehet se janë shumë të njejtë saqë shpesh kjo gjë e acaron Rinën.
Këngëtarja ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor por në koncerte nuk do ta shikojmë më sipas saj pasi nuk i duket vetja artiste në ato lloj performancash.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wIGiLs7sev4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/