ShowBiz

Pamje nga dita madhështore, këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë në fshehtësi

Këngëtarja shqiptare Xheisara Frisku i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me personin që i ka vjedhur zemrën në fshehtësi të plotë.

Lajmin e kanë konfirmuar miqtë e saj të ngushtë. Këngëtarja ka preferuar që gjithçka të ishte brenda një ceremonie private.

Për sa i përket partnerit të saj Xheisara e ka mbajtur gjithmonë hermetike lidhjen.

Nga postimet e vetmja gjë që kemi arritur të kuptojmë është se bashkëshorti i saj quhet Klajdi.

Këngëtarja është shfaqur e veshur me një fustan madhështorë të bardhë ku gjithçka duket e mirëmenduar dhe e kuruar deri në detaje të fundit.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/xhensilapere_/2606318570843300242/

Burimi i fotos https://www.instagram.com/isthatxheisara/