Shakira dhe pse konsiderohet një nga ikonat e muzikës në mbarë globin në daljen e fundit ajo ka zbuluar se jo gjithmonë ka qenë perfekte.
Gjatë intervistës për ‘British Vogue’s Life in Looks’ artistja është kthyer pas në kohë dhe ka pranuar se disa zgjedhje nuk kanë qenë të mira.
Madje, një prej tyre këngëtarja e konsideron si të tmerrshëm dhe është ndikuar nga vjehrra e saj për t’a ndërmarrë.
Shakira u ndal te nje foto e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak. “E tmerrshme”, tha Shakira kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra. Për këtë look këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique: Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/shakira/