Këngëtari i njohur Ylber Aliu është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë me veshkat.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqt e tij më të afërm.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut prej vitesh është trajtuar në dializë, pasi rreth tri vite më parë u raportua se nëna e tij i kishte dhuruar veshkën e cila i kishte dështuar së funksionuari, çka e detyroi atë që qysh nga prilli i vitit 2020 të trajtohej.
Fatkeqësisht artisti nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e rëndë dhe ndarja e tij nga jeta la një dhimbje të madhe jo vetëm për familjarët por për mbarë artin në tërësi.
Linku: https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/posts/359703775722521
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ylberdiaraliu/