Big Basta feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kishte si të mungonte një urim nga ana e Vesës.
‘1 korrik data kur lindi shpirti im binjak. Unë dhe Liani jemi me fat që të kemi! Të kemi 1 në 1 trilion! Të kam zemër e shpirt! Të dua shumë. Uroj me shpirt të festojmë bashkë edhe mijëra të tjera të lumtura! Kudo me ty!”, shkruan Vesa në urimin e saj për bashkëshortin.
Ata prej vitesh janë shpërngulur në Zelandën e Re ku shpesh na bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre me postime të ndryshme.
Dyshja janë shkëputur prej vitesh nga muzika. Vesa ka qenë ajo që ka paralajmëruar një rikthim por deri më tani nuk ka zbuluar detaje.
Linku: https://www.instagram.com/p/CQv1_qDp74s/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/vesaluma/