Atdheu ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Top Arena’. Ai është përballur me pyetjet pikante të Antonelës për lidhjen me Sarën dhe të rejat më të fundit nga jeta e tij.
Sara me sa duket mezi paska pritur të ndahet nga Atdheu për tu hedhur në krahët e një tjetri. Lidhja e saj e re, një ditë pas ndarjes me Atdheu e ka zhgënjyer këtë të fundit.
M’i kanë çuar dhe mua fotot, por le të mbetet përgjegjësi e saj. I uroj suksese në jetë, unë nuk dua ta shoh keq, u shpreh Atdheu.
Nëse ka një femër që ia mbush sytë me lot Atdheut ajo është e ëma të cilës mes lotësh ai vendosi ti kërkojë falje publikisht për çdo gjë që e ka bërë të ndihet keq.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=aR8mnycTP7M&t=2451s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/